Telegrafi

AAK reagon ndaj vendimit të qeverisë për importimin e mishit

Ky subjekt politik ka shprehur brengosjen e saj edhe për gjendjen e përgjithshme, që sipas tyre është jo e mirë në sektorin e bujqësisë në përgjithësi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që importues të produkteve me prejardhje shtazore në Kosovë të jenë kompanitë ndërkombëtare është gabim tha prof, Imer Rusinovci, udhëheqës i grupit për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural i AAK-së.

Duke folur për gjendjen e kulturave bujqësore në Kosovë, të cilën e vlerësoi si të mjerë, Rusinovci tha se vendi ynë kategorizohet në grupin e shteteve importuese, duke eksportuar para të gatshme nga buxheti i saj.

Nevojat e Kosovës për prodhime ushqimore janë të mëdha tha ai dhe shtoi se mbi 50% e produktit bujqësor aktualisht në Kosovë vjen nga importi.

Sipas Rusinovcit, në Kosovë rreth 68% e sipërfaqeve të përgjithshme janë punuese dhe 32% janë kullosa, prandaj hartimi i programeve të qarta për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë është çelësi kryesor i zhvillimit ekonomik. /rtv21/