Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti që drejtohet nga Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të punëve të brendshëm të Maqedonisë, Mitko Çavkov, për gjoja përfshirjen e Ramush Haradinajt në ”Grupin e Kumanovës”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në reagimin e AAK-së thuhet:
„Akuzat e Ministrit të Brendshëm të Maqedonisë se prapa ngjarjeve në Kumanovë, qëndron Ramush Haradnaj me njerëzit e tij, janë shpifje ordinere të elementëve kriminalë të Qeverisë së Shkupit. Haradinaj e askush nga njerëzit e tij, s’ka pasur asnjë lidhje as me Kumanovën e as me ngjarjet tjera të kësaj natyre, të cilat janë sponosorizuar nga vetë qarqet politike kriminale të Shkupit, kjo me qëllim të amistimit të veprimeve kriminale që i kanë ndërmarrë vet.
Kosova ka marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe është e interesuar të zhvilloje fqinjësi të mirë, por deklarata të tilla të pavërteta dhe nxitëse, janë në kundërshtim me fqinjinë e mirë. Prandaj Qeveria e Shkupit duhet të distancohet nga deklaratat e Ministrit të vet, sepse ajo e di më mirë se askush tjetër se kush qëndron prapa ngjarjeve në Kumanovë dhe zhvillimet atje, t’i emertoje me emrin që kanë!
Poashtu i bëjmë thirrje edhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të distancohet nga shpifjet e Ministrit të Brendshëm Maqedonas, dhe të mos bëjë sehir, por ta zbardhin skenarin e Kumanovës dhe rolin që kishin në këto ngajrje segmentë kriminalë të pushtetit në Shkup!“/Telegrafi/