Site icon Telegrafi

AAK: Qeveria t’i kthejë sytë kah industria e qumështit

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë morr pjesë sot në protestën e qumështarëve për të mbështetur prodhimeve vendore.

“Deputetët e AAK-së i mbështetën edhe sot, ashtu si në vazhdimësi, protestat e drejta të qumështarëve të vendit, me kërkesën për shpëtimin nga falimentimi të këtij sektori shumë të rëndësishëm ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatën e AAK-së për media.

AAK-ja fton sërish Qeverinë e Kosovës që të reflektojë me politikat e saj në këto kërkesa dhe shqetësime të industrisë së qumështit, që të shpëtojë nga falimentimi sektorin në të cilin u investuan 500 milionë euro dhe në të cilin janë gjeneruar mbi 40 mijë vende të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version