Telegrafi

AAK publikon programin qeverisës 2021-2025

Ditën e djeshme (e hënë), kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpalosur programin qeverisës, program ky i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse.

“Sot faqja zyrtare e AAK-së, ka njoftuar se është publikuar versioni digjital i Programit.

Propozimi ynë për Kosovën. Në qendër të Programit tonë janë 4 shtylla: Ekonomia, Siguria dhe sundimi i ligjit, Mirëqenia dhe Politika e Jashtme.

Ky Program është baza për Kosovën e mbrojtur, të sigurt, të paprekshme, të konsoliduar, të zhvilluar dhe integruar në familjen e shteteve demokratike!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ky program përbëhet nga 68 faqe, dhe për ta parë  klikoni në këtë link. /Telegrafi/