Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se mijëra automjete janë bllokuar në rrugën Pejë-Prishtinë, te udhëkryqi i Kijevës pa asnjë shpjegim.
Sipas një komunikate të AAK-së, qytetarët njoftojnë se kolona e automjeteve është bllokuar, nga gjoja punimet në rrugë.
“AAK apelon të Policia e Kosovës që të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe u bënë ftesë institucioneve të shtetit, që të mos aplikojnë skenarë të tillë, sepse populli nuk do të mund të pengohet të mbërrijë në Prishtinë. Arsyet për të protestuar janë shumë më të forta se sa pengesat e kujtdo qoftë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/