Site icon Telegrafi

AAK “parti” e nënkryetarëve, emëron 12 të tillë (Foto)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), së fundmi ka zhvilluar procesin e brendshëm partiak, ku sot ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë.

Nga ky proces, AAK e Ramush Haradinajt ka dalë më e fortë se kurrë në aspektin e udhëheqësisë, duke emëruar hiq më pak se 12 nënkryetar.

AAK ka vendosur që në pozitën e nënkryetarit të emërojë: Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smjal Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadrijaj dhe Diellza Hoti, shkruan Telegrafi.

 

Madje edhe nënkryetarja më e re kësaj partie Diellza Hoti, ka bërë të ditur vetë pozitën të cilën ia ka besuar lideri njëherësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Hoti e cila punon si këshilltare e kryeministrit, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kjo pozitë për të do të thotë shumë.

” Sot u konfirmua përsëri që forca politike në të cilën besoj dhe angazhohem, e ka shtyllë kryesore të funksionimit mentalitetin e ri dhe progresiv.
U konfirmua përsëri që të jesh pjesë e ekipit të Kryetarit Haradinaj do të thotë të përfaqësohesh, të shprehesh pa u paragjykuar, të të vlerësohet mendimi dhe vullneti për punë, pavarësisht moshës”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq analisti Imer Mushkolaj, është ai i cili ka publikuar listën e kryesisë së re të AAK-së, ku edhe ka ironizuar me numrin e nënkryetarëve. ” AAK me 12 nënkryetarë. Krejt t’knaqun”, ka shkruar Mushkolaj. /Telegrafi/

Exit mobile version