Telegrafi

AAK nënshkruan marrëveshje koalicioni me dy parti politike

AAK, sot ka arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.

Sipas një njoftimi nga kjo parti, akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga Kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi dhe Selman Berisha. /Telegrafi/