Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nënshkruar një deklaratë të zotimit që synon përfshirjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e personave me nevoja të veçanta në praktikat qeverisëse.
Kjo deklaratë është nënshkruar me qëllim të krijimit të kushteve të barabarta dhe sigurimin e një jetese të pavarur dhe dinjitetshme për të gjithë qytetarët, pa asnjë diskriminim, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.
Ky angazhim tregon vullnetin e AAK-së për të siguruar përfshirje të plotë dhe mundësi të barabarta për çdo individ në shoqëri, duke i mundësuar atyre pjesëmarrjen e dinjitetshme në jetën sociale, ekonomike dhe politike. /Telegrafi/