Site icon Telegrafi

AAK mbështet Burim Berishën e LDK-së në Fushë Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka bërë të ditur se do të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Burim Berisha në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kështu thuhet në një njoftim për media të AAK-së në Fushë Kosovë.

“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së në Fushë Kosovë kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës të mbështesim kandidatin e LDK-së Burim Berishën.

Vota e çdo anëtari të AAK-së në Fushë Kosovë, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z. Burim Berisha, i cili me datë 14 nëntor 2021 përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version