Site icon Telegrafi

AAK, Molliqajt: Me gënjeshtra po tenton të hysh në terrenin votues të AAK-së

Argjend Zejnaj – këshilltari i kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj – ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ku ky i fundit tha se AAK kohëve të fundit është shndërruar në satelit të PDK-së.

Lexo po ashtu Dardan Molliqaj: AAK është satelit i PDK-së

Molliqaj po ashtu tha se rezoluta për lirimin e Ramush Haradinajt është bërë sa për sy e faqe. Ndërsa, Zejnaj, përmes një postimi ia ka sjell Molliqajt të dy versionet e rezolutës, duke e ka quajtur Molliqajn sekretar universal.

“Një përgjigje e nevojshme për sekretar universal (për gjithçka), Dardan Molliqaj.

E para, rezoluta nuk e ka pësuar asnjë ndryshim në përmbajtje, nga sa u prezentua herën e parë nga z.Lekaj, i vetmi “ndryshim” është se me tekstin e rezolutës së parë me tre pika u bënë katër pika.

Për të faktuar këtë po të sjellë të dy versionet e rezolutës ( këtë me shumë po e bëjë për hirë të opinionit të gjerë) e për ty një kërkesë, që të mos e gënjesh opinionin duke trumbetuar tituj gazetash vetëm për të hyrë në terrenin votues të AAK-së. Por kam bindjen që qytetarët ku ti ke dëshirë me hy të njohin dhe e dijnë sa ‘peshon'” (sic.), ka shkruar Zejnaj në Profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version