Site icon Telegrafi

AAK mbështet bllokimin e rrugës nga banorët e Lumit të Madh

Dega e AAK-së në Vushtrri ka vendosur që të mbështesë një aksion të sotshëm të banorëve të fshatit Lumi i Madh, për bllokimin, për disa minuta, të rrugës Prishtinë Mitrovicë.

Kjo, sipas komunikatës së degës, në shenjë proteste pse banorëve të këtij vendbanimi nuk u është mundësuar qasja në këtë rrugë.

“AAK-ja në Vushtrri, ka kërkuar edhe në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë që kjo çështje të ketë një zgjidhje, por nuk është përfillur nga pozita. Prandaj, në shenjë pakënaqësie, banorët e fshatit Lumi i Madh, kanë paralajmëruar se sot në mesditë do bllokojnë rrugën te udhëkryqi i fshatit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version