Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave.
Ndërkaq, nuk është përmendur arsyeja e konferencës.
“Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media që kryetari Ramush Haradinaj mbanë nesër, më 2 Maj, në Selinë Qendrore të AAK-së”, thuhet në njoftim.
Konferenca fillon nga ora 13:00.