Ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndaj reagimit të Degës së PDK-së në Prishtinë për koalicionin qeverisës të Vetëvendosjes me këtë parti në kryeqytet.
AAK e cilëson kryetarin kësaj dege zëdhënës të kriminelëve të PDK-së.
“Lirak Çelaj zëdhënës për Prishtinë i Xhabir Zharkut, Ramadan Mujës, Sokol Bashotës dhe kriminelëve të tjerë të PDK-së që janë nën hetime, qenka mundu që t’thotë “diçka” për koalicionin VV-AAK në Prishtinë. Nuk thotë kot populli “vetëm i flliqti mundohet me t’flliqë”. Lirak para se të akuzosh vizitoje pasqyrën”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Dega e PDK-së koalicionin VV-AAK e quan “zgjerim të aktivitetit kriminal të kreut të Komunës së Prishtinës”.
“Shpendi (Ahmeti) e ka shndërruar komunën, në vend të ofrimit të shërbimit për qytetarë, në seli krimi ekonomik dhe shtab dhune. Edhe lidhja e juaj e re me partinë e haraçit, sipas jush, nuk do t’iu ndihmojë për mbijetesë politike dhe përfitime kriminale ekonomike, përfundon komunikata e Degës së PDK-së në Prishtinë”, është thënë në reagimin e PDK-së.