Telegrafi

AAK lëshon sallën ku po mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Asamblistët e AAK-së janë larguar nga salla pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që Fehmi Kupina të jetë kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se nuk e kupton pse janë larguar nga salla asamblistët e AAK-së, duke shtuar se me Partinë Demokratike të Kosovës kanë një energji pozitive të bashkëpunimit.

Telegrafi më herët ka raportuar se LDK dhe PDK tashmë kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Komunën e Prizrenit. /Telegrafi/