Site icon Telegrafi

AAK kritikon Qeverinë për investimet nëpër komuna

Besnik Tahiri, udhëheqës i Departamentit për Pushtet Lokal në AAK, tha se Qeveria po investon shumicën e mjeteve në komuna ku qeverisë PDK-ja.

“Tani më është evidente se investimet kapitale të alokuara përmes buxhetit 2010 kanë qenë dhe janë kryesisht të drejtuar në komunat ku udhëheq Partia Demokratike e Kosovës, duke diskriminuar në këtë mënyrë komunat që udhëhiqen nga partia kryesore opozitare AAK-ja dhe duke dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve të cilët përmes kontributeve të tyre mbushin arkat buxhetore anekënd Kosovës”, tha Tahiri.

AAK ka paralajmëruar Qeverinë, që të ketë kujdes të veçantë në planifikim e buxhetit, në mënyrë që investimet sektoriale nëpër komuna dhe shpërndarja e mjeteve prej ministrive të linjës të mos shkoj vetëm në komunat në të cilat koalicioni në pushtet favorizon komunat në të cilat qeverisë.

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes, në planin buxhetor kjo qeveri ka treguar mangësi dhe joefikasitet të theksuar në disa drejtime. /Telegrafi/
 

Exit mobile version