Site icon Telegrafi

AAK, krerëve të Policisë: Shkoni edhe një herë në shkollë fillore e mos rreni ma!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vlerësimit të Policisë së Kosovës se në protestën e sotme ishin pesëmijë protestues.

“Kjo udhëheqja e Policisë së Kosovës, ka nevojë të shkojë edhe njëherë në shkollë fillore. Jo për tjetër, po nuk është shteg me na dëshmu se dinë me numëru më shumë dhe 10. Herën e kaluar, Bakia e nisi me tetëmijë, e tash e paska ulë ‘kanarin’ hala.

Respekt për ata policë që sot ishin dinjitozë në protestë, po ju që merrni urdhra, i koritët edhe ata.

Ne nuk dhamë numra, për të mos gabuar, po paskemi mujtë me thanë se kanë qenë 300 mijë. Kjo do të ishte rrenë shumë më e vogël se ajo e Policisë.

Mos rreni ma!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version