Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt, sipas fletarrestit të vjetër të Serbisë.
“Ka qenë vizitë e planifikuar e tij”, ka thënë ai për RTV Dukagjini, i cili shton se kanë kontaktuar me Haradinajn dhe se ai është mirë.
Ai bën thirrje që shteti i Kosovës të marrë masa që gjërat e tilla të mos ndodhin më.
Berisha po ashtu konfirmon se arrestimi ka ndodhur në Zvicër, në Aeroportin e Bazelit, ku thotë se kanë ingerenca autoritetet franceze. /Telegrafi/