Telegrafi

AAK-ja nominon Haradinajn për kryeministër të ardhshëm

Në ceremoninë e fillimit të fushatës, drejtuesit e AAK-së janë shprehur të sigurt në fitore, ngase ofrojnë vizion të qartë për Kosovën dhe të ardhmen e qytetarëve të saj.

"AAK kërkon një mandat të ri qeverisës, sepse tash është më e përgatitur se kurrë më parë për t’i realizuar objektivat e përbashkëta. AAK-ja e ka ofertën e saj komplete për progresin e përgjithshëm, e ka vizionin, strategjinë, objektivat dhe projektet për të gjitha sferat e zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror", ka deklaruar në hapje të fushatës, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Kandidati për kryeqytet i kësaj partie, Genc Meraku, u ka premtuar simpatizantëve të AAK-së, se do të krijohet një shtet i pavarur me një kryeqytet si i ka hije.