Telegrafi

AAK-ja nesër dorëzon te Avokati i Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të mërkurën do të dorëzojë në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse.

Kjo, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, te hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Kuvendi i Kosovës  në korrik të vitit të kaluar, ka miratuar të enjten vonë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Telegrafi/