Site icon Telegrafi

AAK: Fushata zgjedhore të zgjasë vetëm pesë ditë, të respektohet jeta e njerëzve dhe të ruhet demokracia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku kanë është diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti, thuhet se Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë.

“Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

TË RESPEKTOHET JETA NJERËZORE, TË RUHET DEMOKRACIA
Kryesia e AAK-së është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Fryma e fitores së AAK-së, reflektohet nga puna e palodhshme në secilën komunë të vendit.
Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë.
Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen. /Telegrafi/

Exit mobile version