Telegrafi

AAK feston në Istog, surle e tupana (Foto)

Surlet dhe tupanët kanë gjëmuar shumë sonte pas orës 20:30 në sheshin kryesor të Istogut.

Në këtë shesh janë mbledhur simpatizantë të AAK-së, por edhe të PDK-së dhe VV-së për ta festuar fitoren e kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj.

Në bazë të rezultateve preliminare, Dreshaj ka marr 52 vota më shumë se kundërkanddiati i tij Haki Rugova i LDK-së, parti e cila që nga paslufta udhëheq me Istogun.

Pas marrjes së lajmit, në shesh është festuar deri në orët e vona, e në këtë festë si zakonisht fishekzjarret nuk mungojnë.

Krah Dreshajt për të festuar kanë dalë edhe zyrtarë të PDK-së nga kjo komunë. /KosovaPress/