Telegrafi

“AAK është për protestë, por jo që t’i bëjnë vendit dëme të pariparueshme” (Video)

Protesta e opozitës, ka gjasë të mbahet javën e ardhshme. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë se me gjithë dallimet, ata kanë qenë për protestë, por, sipas tij, ka pasur hezitim për disa pika.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, më 26 mars, datë në të cilën bashkë me Vetëvendosjen e Nismën për Kosovën, kishin thirrur protestë gjithë-popullore, ka mbledhur strukturat e saj, raporton KTV.

AAK-ja është për protestë, ka thënë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, por, sipas tij, nuk duan që t’i bëjnë vendit dëme të pariparueshme.

Ai ka mbrojtur deputetët e tij që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, por edhe ka shtuar se ata asnjëherë nuk u kanë ikur thirrjeve të Policisë e Prokurorisë, dhe se sipas Haradinajt, nuk e ka vlerësuar si kontribut për vendin, të shtrihej në Kuvend e të tërhiqej zvarrë nga aty.

Për largimin e Donika Kadaj – Bujupit, Haradinaj ka thënë të jetë njoftuar vetëm nga letra e saj publikuar në KTV.