Site icon Telegrafi

AAK e vendosur: Me Qeverinë Mustafa shihemi vetëm në zgjedhje! (Video)

Kohëve të fundit po qarkullojnë zëra për një koalicion të mundshëm PDK-LDK-AAK. Mirëpo, për AAK-në, kjo është një luftë propagandistike. Ata mohojnë kategorikisht që do të ketë një koalicion të tillë.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë për Tribuna Channel se këta zëra i kuptojnë vetëm si pjesë të fushatës për ta dëmtuar opozitarizmin. Sipas tij, AAK me Qeverinë Mustafa mund të shihet vetëm në zgjedhje.

Kryetari i Komunës së Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në politikë çdo gjë është e mundur, duke shtuar se edhe një koalicion i tillë mund të ndodh.

Zërat për një koalicion të mundshëm vijnë pas disa mosmarrëveshjeve mes opozitës, të cilat janë parë si destabilitet brenda opozitës, por që nuk po e pranon opozita.

Exit mobile version