Site icon Telegrafi

AAK e quan paradoks mbajtjen e Haradinajt në arrest

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilëson të pakuptueshëm dhe të papranueshëmka vendimin e autoriteteve gjyqësore të Francës që ta mbajnë në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Marrja e një vendimi të tillë në bazë të një fletarresti të Serbisë, për krimet e pretenduara për të cilat zoti Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, flet për një vendim politik e jo gjyqësor”, thuhet në reagimin e AAK-së, transmeton Telegrafi.

“Për më tepër mbajtja në paraburgim e zotit Haradinaj, për t’i dhënë kohë Serbisë për të plotësuar dosjet e saj kundër tij, kur Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur zoti Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë, është paradoks”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Francës dhe të Bashkimit Evropian, që të ushtrojnë gjithë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë, që të distancohet nga ish regjimi i Millosheviqit dhe të heqë dorë nga fletarrestet e kohës së tij.
Ne jemi të bindur se vendimi i sotëm për ta mbajtur në paraburgim Zotin Haradinaj do të korrigjohet shpejt dhe në mbështetje me parimet e drejtësisë ndërkombëtare, ai do të lihet i lirë të vazhdoj punën e tij’, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version