Telegrafi

AAK e Prishtinës zgjodhi kryesinë dhe nënkryetarët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prishtinë ka njoftuar se sot ka mbajtur takimin e këshillit drejtues.

” Kryetari i degës  Brahim Mehmetaj propozoi si pikë të parë të rendit të ditës zgjedhjen e kryesisë, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve. Anëtarët e këshillit drejtues në mënyrë unanime votuan kryesinë prej 50-të anëtarësh, nënkryetarë u zgjodhën: Fadil Gashi, Vasilika Zotaj, Jahir Morina, Luljeta Mulliqi, Kreshnik Smajlaj, Valbona Vitia-Ajeti, Fiknete Bejta, si dhe Fatmir Gashi – Sekretar i Përgjithshëm dhe Agnesa Sinani Sekretare Administrative”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari Brahim Mehmetaj së bashku me të përzgjedhurit, u zotuan që të punojnë për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës në Prishtinë, për një Prishtinë më të pastër, me më shumë parqe dhe gjelbërim, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, urbanizëm, zhvillim ekonomik.

AAK – dega në Prishtinë, iu bënë thirrje të gjithë profesionistëve të fushave përkatëse, të bashkohen në rrugëtimin e Aleancës për një Prishtinë më të mirë. /Telegrafi/