Telegrafi

AAK: E papranueshme se si sulmohet institucioni i ruajtur nga Policia dhe i vëzhguar nga kamerat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për sulmin në zyrat e Presidencës së Kosovës, duke e quajtur këtë sulm si akt kriminal dhe të dënueshëm.

“Sulmi i sotëm mbi ndërtesën e Presidencës, është një akt kriminal, i dënueshëm dhe kërkon ndërhyrjen urgjente të organeve të rendit për zbardhjen e tij. Është krejtësisht e papranueshme, se si sulmohet ndërtesa e një institucioni të lartë të vendit, që prezupozohet të jetë e vëzhguar me kamera dhe e ruajtur nga policia. Institucionet e rendit dhe të ligjit duhet ta bëjnë punën e tyre dhe ta zbardhin këtë akt kriminal, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe t’i identifikojnë sulmuesit, dhe të njëjtit t’i nxjerrin para drejtësisë dhe t’i bëjnë të njohur për opinionin publik”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Qeveria, sipas AAK-së, është mirë që të mos paragjykojë kryesit e mundshëm të këtij akti qyqar dhe të mos provojë që këto sulme kriminale t’i përdorë për të justifikuar dështimet e veta.