Site icon Telegrafi

AAK e NISMA drejt koalicionit parazgjedhor!

Marrëveshja në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën për formimin e një koalicioni parazgjedhor, është afër konkretizimit.

“Kjo marrëveshje është në vazhdën e bashkëpunimit të partive opozitare për të kundërshtuar qeverinë dhe njëkohësisht konfirmim i dy subjekteve opozitare përkatësisht AAK dhe NISMA për të vazhduar edhe bashkëpunimi për të ndërtuar koalicion parazgjedhor”, ka thënë sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Sherifi thotë se ky koalicion është i hapur për të gjitha forcat politike opozitare edhe për “Vetëvendosjen”.

Exit mobile version