Telegrafi

AAK-PSD zyrtarizojnë koalicionin e tyre në KQZ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë deklaruar koalicionin e tyre parazgjedhor në KQZ.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar këtë për Telegrafin.

“Ju konfirmoj se kemi pranuar deklarimin e dytë për Koalicion Parazgjedhor ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate”, ka thënë Elezi.

Ndërsa deri në orën 00:00 partitë kanë afat t’i deklarojnë koalicionet e tyre në KQZ./Telegrafi/