Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA për Kosovën kanë mbajtur takim mobilizues me qytetarët për protestën e 14 majit.
Përfaqësues të të dy partive u bënë thirrje qytetarëve që me këtë datë të dalin dhe te kundërshtojnë qeverinë antikushtetuese.
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj tha se zgjedhjet do të shpallen së shpejti dhe koalicioni AAK-NISMA do të dalë fitues, duke shtuar se më 14 maj përveç protestës, koalicioni opozitar qytetarëve do t’u ofrojë edhe alternativën e ndryshimit.
Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët që me 14 maj të dalin dhe të protestojnë. Ai tha se janë shumë arsye se pse do të protestohet me 14 maj.
“Unë do të protestoj për qytetarin e veriu të Kosovës që nuk mund të kthehet në shtëpinë e tij, për minatorin e përbuzur, dhe për krejt ata që janë të papunë në Kosovë dhe për këtë situate të rëndë në vend, por veçanërisht kam me protestu për dy marrëveshjet sepse këto dy marrëveshje janë një hap prapa” tha Haradinaj.
Në këtë takim, Haradinaj gjithashtu ka theksuar se Kosova duhet të shkoj drejtë fitoreve tjera.