Telegrafi

AAK dështoi të hyjë në Qeveri, por do ta përkrahë atë

"Si një parti opozitare, AKK do të përdorë të gjitha mekanizmat politike për të përmirësuar jetën e shtetasve të Kosovës dhe për të siguruar stabilitet afat-gjatë politik e ekonomik të Kosovës", është thënë në një deklaratë të AAK-së.

Ekspertët thanë se një zgjedhje e parakohshme nuk ka të ngjarë pavarësisht nga fakti se koalicioni qeveritar kryesuar nga Partia Demokratike e Kryeministrit Hashim Thaçi nuk ka një shumicë parlamentare.

Koalicioni ka 56 deputetë në parlament, pesë më pak se 61 që i duhen për të miratuar ligje.

"Praktika parlamentare në pak muajt e fundit ka treguar se anëtarët e opozitës, si AAK, po e mbajnë qeverinë e Kosovës që të qëndrojë", tha Driton Selmanaj, administrator programi në Institutin Demokratik të Kosovës.

Në shumicën e rasteve, ligjet janë miratuar me mbështetjen e disa deputetëve të opozitës, që është një shenjë e forcës së politikave qeveritare", tha për SETimes, Petrit Selimi, zëvendës/ministër i jashtëm dhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

"Duhet të mbahet mend se në demokracitë, qeveritë shpesh qeverisin pa pasur mbi 50 për qind të të gjitha votave të gjitha herët, siç është në fakt rastin i SHBA-së [dhe] shumë qeveri të BE-së", tha ai.

Ahmet Isufi, zëvendës/kryetar i AAK-së, tha për SETimes se partia e tij do të vazhdojë si një parti opozitare.

"Do të kërkojmë që reforma zgjedhore të përfundojë për të mundësuar zgjedhje të lira e të rregullta sepse ligji i tanishëm i zgjedhjeve nuk e garanton këtë", tha Isufi.

Ndonëse udhëheqësi i AAK-së Ramush Haradinaj tha për mediat se dështimi për të formuar një koalicion me PDK ishte "një shans i humbur," ai shtoi se "vazhdojmë të punojmë mbi çështjet e tanishme, duke shpresuar se ky shans [për të kryesuar qeverinë] do ta paraqesë veten në zgjedhje. Kështu që vazhdojmë të funksionojmë si një parti politike derisa shtetasit të vendosin si do të vazhdojnë të udhëheqin vendin."

Safete Hadergjonaj, anëtare e këshillit drejtues të PDK-së, tha se të dyja partitë nuk ranë dakord mbi çështjen se kush do të ishte kryeministër. "Por vazhdojmë të punojmë së bashku. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me AAK-në", tha Hadërgjonaj.

Ajo tha se ishte optimiste."Do të punojmë për të patur marrëdhënie të mira me të gjitha partitë për interesin e shtetit dhe integrimin në BE.
Kemi mbështetjen e partive të tjera gjithashtu, me përjashtim të Vetëvendosjes", tha Hadërgjonaj për SETimes.

Vetëvendosje bëri thirrje për një kërkesë mosbesimi për qeverinë e tanishme, që do të hapte rrugën për zgjedhje të parakohshme po të pranohej.

"Edhe në qoftë se ky skenar ndodh, zgjedhjet e parakohshme nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim cilësor sepse nuk ka konkurrencë me programet e [partive] te reja, por konkurrencë vetëm për pushtet", tha për SETimes Belul Bekaj, profesor i shkencës politike të Universitetit të Prishtinës.