Site icon Telegrafi

AAK i dëshiron suksese Donikës

Vendimi i sotëm i Donika Kadaj-Bujupi, që të mos jetë më pjesë e AAK-së, është vendim që i përket vetëm asaj dhe arsyeve të saj, thuhet në kumtesën përkitazi me largimin e Kadaj-Bujupit nga ky subjekt politik.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për këtë vendim të Zonjës Kadaj-Bujupi, dhe asaj i shpreh mirënjohje për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj.

AAK, vazhdon të jetë parti e parimeve demokratike dhe e vendimeve të forumeve të veta.

Po ashtu, AAK është e ndërgjegjshme për situatën tejet sensitive në vend, dhe si rrjedhojë shumë e kujdesshme në veprimet që merr, deri në arritjen e objektivit kryesor, që është ndryshimi që duhet të ndodhë”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version