Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka përmbyllur fushatën për sot në qytetin e Pejës.
Atje është pritur në mënyrë madhështore nga të rinjtë e Pejës.
Në postimin e tij, Hardinaj ka thënë se kjo është dëshmi e suksesit dhe garancës së fitores.
“Super pritje në Pejë! Po e mbyllim një ditë të mrekullueshme me rininë e Pejës që kishin vërshuar në Çarshi, një forcë që do të triumfojë me 14 shkurt”.
“Kjo super pritje që e gjeta në Pejë është dëshmi e suksesit dhe garancë e fitores. Krenar me Pejën”, ka shkruar Haradinaj