Site icon Telegrafi

AAK: Buxheti i keq dhe jo zhvillimor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka vlerësuar buxhetin e vitit 2015 si buxhet të keq dhe jo zhvillimorë. Deputetët e AKK-së dhe zyrtarë të saja kanë diskutuar sektor për sektor ndarja e buxhetit të paraparë nga Qeveria e Kosovës.

“Ky buxhet, sikur edhe buxhetet nga vitet e kaluara, tregon se shpenzimet për paga dhe mëditje do të rriten shumë më shpejtë se sa të hyrat buxhetore, u konkludua në këtë takim. Duke i krahasuar buxhetet e viteve të kaluara me këtë të këtij viti dhe të viteve të ardhshme, të hyrat e buxhetit po bëhen gjithmonë e më të mjerueshme”, thekson komunikata e kësaj partie opozitare.

U tha se ky buxhet është i keq dhe nuk është zhvillimor.

Në takim u ritheksua shqetësimi për ikjen e qytetarëve nga Kosova, të cilët po marrin rrugën e pakthim të migrimit ilegal.

Si rekomandim i Departamentit të AAK-së për Diasporë, u vendos që Grupi Parlamentar i AAK-së të kërkojë që të thirret seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës, në të cilën do të diskutohet tema e migrimit të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version