Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e 14 Komisioneve Parlamentare.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë legjislaturë udhëheq me dy komisione, Time Kadrijaj si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Albena Reshitaj kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ndërkaq në dy komisione tjera, atë për Buxhet dhe Transfere dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, AAK përfaqësohet me nga një nënkryetar, dhe me nga një anëtar në 10 komisionet tjera.
Lista e plotë e ndarjes së komisioneve:
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kryetare Time Kadrijaj
Komisioni për Integrime Evropiane, anëtar Bekë Berisha
Komisioni për Legjislacion Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, anëtare Donika Kadaj Bujupi
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, anëtare Teuta Haxhiu
Komisioni për Buxhet dhe Financa, anëtar Shkumbin Demaliaj
Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, anëtar Pal Lekaj
Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, anëtar Rasim Selmanaj
Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Nënkryetar Bekë Berisha
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Kryetare Albena Reshitaj
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, anëtar Rasim Selmanaj
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, anëtar Rasim Selmanaj
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, anëtare Teuta Haxhiu
Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike, anëtar Ali Berisha
Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, anëtar Gazmend Syla