Site icon Telegrafi

AAK: Autorizimi i operatorit serb dëmton Kosovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po e cilëson të dëmshme autorizimin e një operatori mobil serb në veri të Mitrovicës.

Në AAK thonë se Qeveria e Kosovës me vendimin për këtë autorizim ka bërë shkelje të normave dhe rregullave të telekomunikacionit.

Anton Berisha nga kjo parti politike përmes një konference për media, tha se Qeveria ka mbështet operatorin serb e në anën tjetër ka mposhtur dy operator vendor të licencuar.

Sipas tij, kjo marrëveshje dëmton Kosovën, e shkatërron integritetin e telekomunikacionit dhe dëmton tregun e lirë. “Këto standarde përcakt ojnë qartë procedurat në mënyrën e fitimit të së drejtës për të operuar bazuar në kornizën rregullative të BE-së. Në fakt Qeveria ka autorizuar Autoritetin Rregullativ që t’i mundësoj një shteti tjetër në këtë rast Serbisë të operojë në Kosovë automatikisht, një mundësi që vet operatorët në Serbi nuk e kanë një mundësi të tillë”, tha Berisha.

Ai tha se kjo marrëveshje dëmton rëndë Kosovën, duke i thyer të gjitha parimet e konkurrencës së lirë dhe neutralitetit teknologjik. Ai tha se ishte dashur që të hapen procedurat tenderuese për futjen pse jo të operatorit të tretë dhe të katërt në nivel vend.

“Kjo marrëveshje e dëmton rëndë Kosovën, sepse e shkatërron integritetin e rrjetit telekomunikativ dhe e bënë Serbinë pjesëtare duke i dhënë Serbisë resurset shtetërore që janë plani i numercionit dhe resurset shtetërore që janë brezi frekuencor dhe në të njëjtën kohë dëmton tregun, duke thyer të gjitha parimet e konkurrencës së lirë, diskriminimit dhe neutralitetit teknologjik”, tha Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version