Site icon Telegrafi

AAK anulon kuvendet zgjedhore, të planifikuara për sot

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt- babait të liderit të kësaj partie dhe kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Në njoftimin për anulimin e aktiviteteve partiake thuhet gjithashtu se “Departamenti për Marrëdhënie me Publikun i AAK-së,  me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version