Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se mbi 100 familje i janë bashkuar këtij subjekti politik në Prizren.
Kryetari i AAK-së, njëherit i nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në mesin e këtyre familjeve është edhe familja Krasniqi, një familje e respektuar në Prizren që deri tani ka votuar PDK-në.
Kryefamiljari Naim Krasniqi, ishte krijues i uniformës së parë të ushtrisë shqiptare në Kosovë në vitin 1991.
“Me bindjen se për shtet 100%, alternativë e vetme është një udhëheqje e dëshmuar për vendimmarrje sovrane, e jo ata që sakrifikojnë vendin për interesat e tyre, sot Aleancës në Prizren iu bashkua familja e respektuar Krasniqi, votuese e deritashme e PDK-së. Kryefamiljarit Naim Krasniqit, krijues i uniformës së parë të ushtrisë shqiptare në Kosovë në vitin 1991, i shpreha mirëseardhje në shtëpinë e re politike, AAK-në, partinë më besnike ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj në Prizren ka thënë se fokus i qeverisjes së tij të ardhshme do të jetë zhvillimi i ekonomisë dhe përmirësimi i ambientit për të bërë biznes.