Në takimet tjera Prishtina pa shumë vështirësi e ka mposhtur Flakën me rezultat 3:1. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Skenderaj ndaj Kastriotit, të cilin e mposhti në parketin e vet. Pas javës së tretë me pikë maksimale kryeson AAB, e ndjekur nga Drita me 7 pikë. Skenderaj është i treti me 6 pikë, ndërsa me nga tre pikë janë Kastrioti e Prishtina. E fundit pa pikë është Flaka.
Në konkurrencën e meshkujve gjërat duket të jenë shumë më problematike këtë sezon. Vetëm dy ndeshje të kësaj jave do të zhvillohen, shumë pak për Superligë, çka e ka zbeh maksimalisht këtë kampionat. Mbrëmë është zhvilluar ndeshja Drenica R&Rukolli – Ferizaj, ndërsa sot luhet takimi tjetër ai ndërmjet Besa – Luboteni. /Zëri/Telegrafi/