Telegrafi

A6 procesori i Apple nuk është i bazuar në bërthamë A15 apo A9!

Sipas AnaandTech, procesori A6 i iPhone 5 është një procesor i ri i krijuar vet nga Apple dhe nuk është i bazuar në vanilla A9 apo dizajn të A15 nga ARM, por një procesor i punuar nga Apple, ARMv7.

Ekzistojnë dy lloje të licensave ARM: ato që licensojnë një procesor me bërthamë të veçantë (Cortex A8, A9, A15) dhe ato që licensojnë një strukturë arkitekturale për implementim të veçantë (ARMv7 ISA).Për një kohë të gjatë, Apple ka pasur dy llojet e licensave.

iPhone 5 gjithashtu është raportuar të ketë 1GB RAM memorie, rritje kjo nga 512MB RAM në iPhone 4S. /Telegrafi/