Telegrafi

A5 i ri në iPad 2 kursen baterinë

Pothuajse në të njëjtën kohë janë paraqitur thashetheme se në iPadin “e vjetër” poinstalohet procesori i ri A5 i Samsung i punuar në teknologjinë prej 32-nanometrave. Sa për krahasim, A5 origjinal në iPad 2 është punuar me teknologjinë prej 45-nanometrave.
Sot në faqet e Anandtech kanë gdhirë testet e para të iPad 2 me procesorin e ri/të vjetër A5 dhe siç pritej, versioni prej 32-nanometrave shpenzon dukshëm më pak energji. Më saktë, bateria në iPad 2 tani zgjat deri 16% më shumë se më parë.
Problemi i vetëm për shfrytëzuesit e fundmë, prapëseprapë, është se në asnjë mënyrë pa e hapur pajisjen nuk mund të dihet nëse iPadi i tyre ka versionin e vjetër, 45-nanometërsh të procesorit, apo ndoshta atë të riun, 32-nanometërsh …