Telegrafi

A1 tani po shet biçikleta elektrike të palosshme

Operatori celular A1 ka shtuar një biçikletë elektrike të palosshme në gamën e dyqaneve të saj.

A1 ka zgjeruar gamën në dyqanet e saj për të përfshirë një biçikletë elektrike.

Biçikleta elektrike e palosshme XQISIT X-160 peshon 17,6 kilogramë dhe është e pajisur me një motor 250W, transmeton Telegrafi.

Ka një bateri litium-jon me 36 V/7.5 Ah, e cila karikohet plotësisht në afërsisht 5 orë.

Në varësi të shpejtësisë, duhet të krijojë 75 deri në 100 kilometra, sipas një transmetimi nga operatori i telefonit celular .

Ajo është në dispozicion në dyqanet A1 si pjesë e programit bonus MyNext duke shkëmbyer 3,500 pikë celular për 664 euro. Pa ato bonuse biçikleta kushton 830 euro. /Telegrafi/