Telegrafi

A vjen kjo ditë e reformave arsimore te ne: Finlanda heq lëndët në shkolla, merret me fenomene!

Në fakt, shumica e 16-vjeçarëve besojnë se studimi i “lëndëve” i takon të kaluarës, ndërsa duket se edhe zyrtarët kompetent të arsimit do t’i dëgjojnë dhe do të inkuadrojnë sistemin e kërkimeve të fenomeneve, të tilla si Bashkimi Evropian, ku nxënësit do të mësojnë në lidhje me gjuhët, historinë, politikën dhe gjeografinë, transmeton Telegrafi.

Sistemi është unik e secili segment ka sasinë e caktuar të kohës, ndërsa pika kyçe e gjithë kësaj ishte eliminimi i pyetjes së shpeshtë: “Çfarë përfitoj nga ky mësim”.

Menaxher i Zhvillimit nga Helsinku, Pasi Silander, pohoi se bota ka ndryshuar aq shumë në saje të përparimit të teknologjisë, sa që mënyra e vjetër e arsimimit nuk mund të zbatohet në praktikë.

“Të rinjtë tani përdorin kompjuterët. Shembull janë bankat. Dikur këto institucione kishin staf të mjaftueshëm, ndërsa tani një pjesë e madhe e vendeve të punës janë zëvendësuar me makina”, tha Silander.

Sistemi i ri do t’i detyrojë nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të bashkëpunojnë më tepër me njëri-tjetrin.

Ky sistemi i ri i arsimit do të mund të shtrihet në të gjitha shkollat finlandeze nga viti 2020. /Telegrafi/