Site icon Telegrafi

Buka e bardhë shkakton shtimin e peshës

Sipas studimit të ri të shkencëtarëve nga Spanja, personat të cilët rregullisht konsumojnë bukë të bardhë, kanë një rrezik më të madh të trashjes në krahasim me personat që konsumojnë bukë nga drithërat integrale.

Studimi përfshiu 9,200 njerëz. Shkencëtarët monitoruan shëndetin e tyre, shprehitë e ngrënies dhe peshën trupore gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Rezultatet e vëzhgimit treguan se pjesëmarrësit të cilët çdo ditë konsumojnë bukë të bardhë kanë një rrezik 40% më të madh nga trashja në krahasim me ata që rrallë ose më së shumti një herë në javë konsumojnë bukë të bardhë.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje në mes konsumit të bukës së zezë apo bukës nga drithërat integrale dhe trashjes, transmeton Koha.net. Midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë ekziston një dallim i konsiderueshëm në sasinë e fibrave, numrin e kalorive dhe llojin e karbohidrateve.

Vetëm dy porcione të bukës së bardhë në ditë janë të lidhura me rritje të rrezikut të trashjes, përcjell WebMD.

Hulumtuesit vënë në dukje se rezultatet e kërkimit janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm. /Telegrafi/

Exit mobile version