Site icon Telegrafi

A thua çfarë po na thonë jashtëtokësorët? (Video)

Në ara panë fushën me oriz të shkelur, ndërsa nga ajri shihej qartë se ishin vizatuar rrathë gjigand. Si zakonisht, rrathët në ara janë me simetri të përkryer, kështu që menjëherë u hodh poshtë teoria se orizin e ka thyer era e fortë.

Në afërsi nuk janë gjetur as gjurmë të kafshëve dhe njerëzve, ndërsa shumë banorë që panë këtë pamje janë të sigurt se ky është një akt i jashtëtokësorëve. Fenomeni i rrathëve në fusha të mbjella me grurë dhe oriz nuk është një gjë e re, por ende nuk dihet se si krijohen.

Nëse njerëzit nuk i bëjnë, do të ishte interesant të dinim se çfarë po përpiqen jashtëtokësorët të na thonë. Nuk duhet hedhur poshtë ideja se mysafirët nga planetet tjera ndoshta thjeshtë kanë nevojë për pak shprehje artistike, ndërsa ngjyrat dhe ‘fllamasterat’ i kanë lënë në ndonjë planet tjetër. Vizatimin e tyre më të ri mund ta shihin në këtë video. /Telegrafi/

Exit mobile version