Site icon Telegrafi

A sjellin hutat fat të keq?

Një ditë kunata e saj e pa një krijesë të tillë pranë dritares së tyre, në katin e tretë, dhe bërtiti. Fjala është për hutin.

“Më shkoi mendja ta ndërroja shtëpinë”, thotë Bagu, “Hutat sjellin fat të keq”.

Hutat në shumë pjesë të Afrikës cilësohen si lajmëtarë të vdekjes. Në Afrikën Jugore shumica besojnë se kur një hut ndalet në kulm dhe cicëron, atëherë ai është dërguar nga një “sangoma”, apo parashikues dhe lajmëron vdekjen, raporton “LA Times”.

Bashkëshorti i Bagus thirri “EcoSolutions”, një kompani shërbyese, që merret me këtë punë.

Doli se në tavanin e nxehtë dhe të errët të Bagut kishin bërë strehë dhjetë huta. Kapësi i hutave, Hussein Mduduzi, duke kërcyer prej një vendi në vendin tjetër, arriti që t’i kapte dy huta të vegjël, por tetë huta të mëdhenj ikën, shkruan “Koha Ditore”.

Mduduzi zbriti dhe në kuti me vete kishte dy hutat e vegjël. Të vegjlit, të cilëve sapo kishin nisur t’u dilnin puplat, dukeshin të frikësuar. Fytyrat e tyre në formë zemre lëviznin, duke shikuar me sytë e mëdhenj, të errët, krijesën që e kishte larguar nga shtëpia. Vajza e vogël e Bagut shpërtheu në lot, vrapoi dhe iu hodh në përqafim nënës.

Tendai Remwa, menaxhere e “EcoSolutions”, u mundua që ta qetësojë Bagun dhe të bijën e saj.

“Këta huta zogj, si krejt zogjtë e tjerë”, tha ajo. “Është shumë keq që bebet të ndahen nga nënat e tyre”.

Ajo sqaroi se hutat e mëdhenj do të ktheheshin po qe se nuk mbylleshin zgavrat në tavan. Bagu shikonte me mosbesim, por gjithçka tjetër i pëlqente më shumë sesa hutat të vazhdonin të rrinin në tavan. 

Exit mobile version