Problemet e këtyre dhjetë viteve të fundit që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, të cilat vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot, siç është rasti i konfliktit të Izraelit me Palestinën, problemet e Irakut dhe Iranit, problemet me vijat e ekstremizmit në Afganistan, kërcënimet nga terrorizmi global i disa vendeve në Evropë e botë, definimi i koncepteve rreth prodhimit të atomit, përcaktimi i vendosjes së bazave antiraketore e ngjashëm, padyshim se kanë të bëj me vendosjen e një rendi të ri botëror, i cili padyshim që ndërlidhet edhe më qëndrimet dhe relatat e superfuqive siç janë; SHBA-të, Rusia, Kina, etj., karshi këtyre zhvillimeve.
Ka kohë që edhe Egjipti është kritikuar nga vendet demokratike për shkelje të të drejtave të njeriut, ngufatje të fjalës së lirë, mungesës së lëvizjes së lirë e koncepte tjera që kanë të bëj më demokracinë e brendshme. Populli egjiptian i zgjodhi protestat si formë e demokracisë për t’i arritur synimet e veta, por edhe me qëllim që t’i japin fund regjimit te korruptuar 30 vjeçar te Mubarakut. Edhe pse këto protesta janë në fillim të procesit, ato po i japin shpresë të dukshme fillimit të një etape të re, e cila ka të bëj më demokratizimin e brendshëm në Egjipt, por edhe të shoqërisë arabe në përgjithësi. Duhet theksuar se gjeneza e këtyre krizave është më e hershme dhe ne qoftë se rendi i ri i sapoformuar vendos në themel të politikës së tij zgjidhjen e drejt dhe të shpejtë të krizave të trashëguara, atëherë paqja e siguria mund të zëvendësojnë konfliktet dhe krizat ndërkombëtare.
Siç dihet jo gjithmonë përfundimi i një sistemi marrëdhëniesh ndërkombëtare nuk shoqërohet domosdorshmërisht me përmbylljen e gjithë krizave të tij së bashku më të. E them ketë se për gati dy javë rresht miliona njerëz kanë demonstruar ne Kajro, Aleksandri e vende tjera te Egjiptit në kërkim te “pranverës arabe”. Megjithatë demonstratat kanë hyrë ne një fazë serioze te zhvillimit, i cili bartë mbi vete shpresën dhe premtimin për një jetë më të mirë të qytetarit, kurse në anën tjetër demonstruesit bartë mbi vete rrezikun e dështimit që i shtyn ata që të mos kthehen mbrapa. Kjo do të thotë se, nëse rendi i ri nuk ndërmerr politika që të zgjedhin krizat e trashëguara ose i adreson ato në mënyrë të gabuar, atëherë ky rend i ri nuk do të bëj gjë tjetër vetëm se do të zëvendësojë rendin e kaluar të përmbysur nga krizat me një rendë tjetër të kërcënuar nga krizat.
Ne rajonet e caktuara të Lindjes së Mese, gjithmonë ka pasur grupe që kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre, mirëpo nuk kane mundur te arrin efekte që ta destabilizojnë rajonin. Nëse e marrim krizën ndërmjet arabëve, përfshirë palestinezët dhe izraelitët, kjo krizë përbën një konflikt të gjatë dhe shumë të komplikuar në Lindjen e Mesme. Madje qenë bërë shumë debate publike, politike e mediatike rreth faktit se kush e krijoi shtetin izraelit, e që këto hipoteza dhe teori vazhdojnë të jenë aktuale deri në ditët e sotme. Ky problem si i tillë ka dy aspekte, refugjatet dhe kufijtë, më së miri të konsiliduara të ndara. Në vitin 1974 çështja e Jerusalemit u rikthye sërish në agjendën ndërkombëtare, megjithatë, ndërkombëtarizimi i Jerusalemit kurrë nuk u realizua. Krijimi i Mbretërisë së Jordanisë mbi gjithë Palestinën e shndërroi debatin për Jerusalemin në një çështje negociatash të gjata e të vështira. Këto koncepte edhe pse historike janë aktuale për krizat e latëcekura në Lindjen e Mesme, sepse ndër shtetet arabe rol gjithnjë më rendësi kanë luajtur Jordania dhe Egjipti. Vizita e presidentit të Egjiptit në vitin 1977 shënon një fazë të re në historinë e konfliktit mbi Jerusalemin.
Paqja arabo-izraelite e krijuar në marrëveshjen e Camp Dajvid u kundërshtua nga ekstremistet egjiptian dhe izraelitë. Kjo bëri që Egjipti u kërcënua nga një izolim brenda arab. Për të çarë ketë izolacion të Egjiptit, SHBA-të kërkuan të përfshiheshin në procesin e paqes edhe Jordania dhe Arabia Saudite. Ekstremizmi goditi sërish mbi Jerusalemin. Kulminacioni shpërtheu më luftën e Libanit në vitin 1982, mbas së cilës izraelitët ndërtuan një komunitet të fuqishëm hebrenjsh përreth Jerusalemit. Një veprim i tillë nxiti pas pak vitesh Intifadën, lëvizjen e rezistencës palestineze qe gradualisht u bë pjesë e proceseve politike në Jerusalem. Përballimi i krizës në Lindjen e Mesme mblodhi Konferencën e Madridit në tetor të vitit 1991. Në këtë konferencë çështja e Jerusalemit zuri vendin kryesor. Një përpjekje tjetër diplomatike e iniciuar dhe e udhëhequr nga amerikanët u ndërmor në vitin 1993. Problemi i Jerusalemit u përfshi në atë agjendë, e cila njihet si “Deklarata e Parimeve Izraelito-Palestineze” e vitit 1993, firmosur në Uashington.
Procesi i konfliktit në Lindjen e Mesme, me gjithë rëniet e herë pas hershme, sërish është zgjeruar duke përfshirë edhe shtete të tjera, madje duke marrë edhe përmasën e një koalicioni arab kundër izraelit. Në mjaft raste lider nacionalist dhe ekstremist arab e kanë shfrytëzuar çështjen palestineze për kredibilitete personale dhe për synime hegjemoniste në rajon. Me kauzën palestineze u ngrit nacionalizmi i Naserit, megalomania e Gadafit, revanshizmi i Sadam Hysenit dhe hegjemonizmi i Ahmedinexhatit. Të gjitha këto figura politike në kohë e vende të ndryshme e përdorën kauzën palestineze për qëllimet e tyre. Kriza e gjatë ndërmjet Palestinës dhe Izraelit vijon edhe sot e kësaj dite të mbahet gjallë për faktin se rajoni në tersi është i pastabilizuar. Në këtë situatë ndikojnë vetë shtetet Arabe, një pjesë e të cilave janë shtete shumë problematike. Në ketë mes duhet përmendur Iranin si njëri ndër vendet më strategjike, më të rëndësishme dhe më të pasura të Lindjes së Mesme, i cili u përfshi në një varg procesesh mjaft retrograde.
Mbas sistemit demokratik, fuqitë Perëndimore, Britania, SHBA-të etj mbështeten një regjim atoritarist për stabilizimin e tij, por edhe ky regjim u rrezua për tu zëvendësuar më një regjim totalitar fundamentalist, i cili ndërmori një politikë të theksuar anit-amerikane. Në luftën Irak-Iran në vitet 1980, ku Amerika mbështeti Irakun u vranë rreth 1 milion njerëz që konsiderohet një nga faqet më të përgjakshme të historisë moderne të Lindjes së Mesme. Sot Irani deklarohet se po zhvillon programe civile e paqësor bërthamore. Një politikë e tillë e Iranit mendohet se do ta komplikojë akoma më shumë krizën në Lindjen e Mesme. Në vazhdën e vendeve problematike të Lindjes së Mesme është edhe Afganistani dhe Sudani të cilat konsiderohen si baza ku strukturat e organizatave terroriste kanë ekzistuar dhe janë mbështetur nga vende të ndryshme disa prej këtyre organizatave kanë marrë pjesë në sulmet e 11 shtatorit 2001. Edhe Iraku është ndër vendet nyje të Lindjes së Mesme. Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në SHBA, angazhimi i Sadamit për prodhim armesh kimike të dëmtimit në masë dhe lidhjet midis regjimit të tij dhe organizatave terroriste Al-Qaeda gjatë periudhës 2002-2003 shërbyen si arsyetim për sulmin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të që flaku regjimin e Sadam Hysenit.
Edhe Libia dhe Siria janë vende arabe fqinje me marrëdhënie shumë të komplikuara ndërmjet tyre. Shteti i Sirisë ka qenë gjerësisht i akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Libanit, për mobilizim të forcave të sigurisë dhe të spiunazhit kundër stabilitetit të atij vendi. Duhet theksuar se situatat e krizave në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet problematike me Perëndimin kanë krijuar sindromin e “Kërcënimit të Islamit” në botë. Manipulimet më islamin nga këto regjime dhe elita është më pasoja shumë afatgjata për paqen e sigurinë në botë. Edhe pse protestat në Egjipt kanë karakter social ato po e rrezikojnë dukshëm regjimin e pushtetit të Mubarakut kur kihet parasysh edhe presioni i bashkësia ndërkombëtare që është vënë në përkrahje të protestuesve. Protestuesit janë shprehur unanimisht se nuk dëshirojnë një shtet kinez totalitarin, as kleptokracinë e Rusisë e as kalifatet, ata dëshirojnë te drejtat dhe liritë e shprehjes të garantuara me kushtet respektimin e ligjit, sistem gjyqësor te pavarur nga politika, zgjedhje te lira dhe fer si dhe një qeveri reprezentues te popullit.
Edhe përkundër këtij presioni që vjen nga brenda dhe nga jashtë Egjiptit, Mubaraku duket se nuk ka ndërmend te zbres nga froni. Kjo qasje e tensionon dhe rrezikon çështjen edhe më tej, ngase ekziston frika se segmente të radikalëve islamikë do te përfitojnë nga tollovia dhe luhatja e pushtetit atje. Kjo qasje lë të kuptoi se rrëzimi i Mubarakut u jap radikalëve islamikë një shans për ta diktuar politikën në rrethana të reja post mubarakiane. Presidenti amerikan, Barack Obama si dhe kryeministri britanik, David Cameron i kanë bërë thirrje Mubarakut, shteti i të cilit është ndër aleatet kryesor të Amerikës në Lindjen e Mesme që sa më parë të bëjë tranzicionin dhe atë ne mënyrë paqësore. Megjithatë ekziston frika se Mubaraku do ta shtyp revoltën gjithpopullore me dhunë, kjo frikë është gjithnjë e më shumë në rritje edhe tek popullata, por edhe tek qarqet e politikbërjes ndërkombëtare, ngase kjo situatë do t’i hapte rrugë radikalizmit dhe ndarjes së ushtrisë.
Përderisa bota shikon dramën ne Egjipt, nëpër kuluaret diplomacisë botërore ka filluar te flitet, por edhe të shtrohen pyetje: kush do ta zëvendësoi regjimin e Mubarakut, se çfarë do te ndodhë me të vërtetë në Egjipt pas rrëzimit te qeverisë se Mubarakut, dhe se kush do ta marr pushtetin. Protestat në Egjipt i dhanë një shans historike botës arabe që të ndahet njëherë e përgjithmonë nga politika diktatoriale 30 vjeçare. Me rendësi është që Egjipti të kaloj ketë fazë të tranzicionit në qetësi, sepse egjiptianët meritojnë një shans të tillë. Deshëm apo jo demokracia po i prekë edhe vendet e Lindjes së Mesme, radhën e ka Egjipti. Urojmë që Mubaraku ta këtë kuptuar se është koha të kërkoj “ize”.