Site icon Telegrafi

A po afrohet 2012?

Shkencëtarët thonë se krijimi i zgavrave në tokë është pasojë e tokës jostabile, megjithatë nëpër shumë forume të internetit njerëzit kryesisht thonë se këto të gjitha janë shenja të fundit të botës më 2012.

“Gjithnjë e më shumë po na afrohet viti 2012”, tha njëri ndër komentuesit e një forumi, derisa një tjetër pyeti nëse nga këto zgavra do të dalin jashtëtokësorët.

Në të vërtetë nuk ekziston asnjë sqarim i arsyeshëm, përveç asaj se krijimi i zgavrave të tilla krijohet nga toka e paqëndrueshme, sidomos në rajonet që janë të prekura shpesh nga vërshimet.

Daily Telegraph publikoi një galeri fotografish në të cilat janë paraqitur gropat në tokë në shumë shtete të botës, gjatë dy dekadave të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version