Telegrafi

A mundet MacBook dhe iPad të bashkohen në një pajisje të vetme?

Ka pasur zëra në të kaluarën të cilët pretendonin se Apple e ka ndërmend të bashkojë iPad dhe MacBook në një pajisje.

Apple mbase mund ta bëjë këtë duke krijuar një pajisje të vetme sikurse Microsoft Surface Book.

Por sipas drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, kompania nuk ka plane për të bashkuar të dy linjat e prodhimit, dhe këtë ai e konfirmoi për një gazetë irlandeze, duke thënë se njerëzit nuk e duan një pajisje të tillë.

Por një gjë është e sigurtë; Apple po shkon drejt bashkimit të dy sistemeve të saj operative në një, sepse iOS dhe OS në MacBook janë pothuajse tërësisht të integruara si një platformë e vetme. (Telegrafi)