Site icon Telegrafi

A munden viruset të shkaktojnë depresionin

Për depresionin klinik shkencëtarët kanë menduar prej kohësh se shkaktohet nga një kombinim i faktorëve gjenetikë, mjedisorë, psikologjikë dhe biologjikë. Megjithatë, disa psikologë besojnë se depresioni nuk shkaktohet detyrimisht vetëm nga këta faktorë.

Dr. Turhan Canli me ekipin e tij të ekspertëve e ka kryer një studim në të cilin ka konstatuar se depresioni mund të shkaktohet nga infeksionet, të shkaktuara nga parazitët, bakteret apo viruset. Ata nuk janë domosdo vetë shkaku i depresionit, por definitivisht mund ta rrisin rrezikun nga shfaqja e dallimeve të ndryshme në tru.

Studimet e mëparshme kanë treguar se inflamacionet kronike në trup mund ta rrisin rrezikun e shfaqjes së depresionit, ndërsa inflamacionin kronik shpesh e shkaktojnë infeksionet.

Ekzistojnë tregues se edhe bakteret nga trakti gastrointestinal mund të shkaktojnë luhatje në disponim, në qoftë se nuk janë të ekuilibruara mirë. Pikërisht për këtë arsye, probiotikët e kanë një efekt pozitiv në disponim.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Biology of Mood & Anxiety Disorders”, theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë preliminare dhe se duhet bërë vlerësimi nga ekspertët e jashtëm. /Telegrafi/

Exit mobile version