Site icon Telegrafi

A munden burrat të përballojnë dhimbjet e lindjes?

Pulset elektrike ndërveprojnë në muskujt e stomakut duke stimuluar kontraktimet me qëllim që meshkujt t’i kuptojnë më mirë femrat shtatzënë.

Shkrimtari Tom Mitchelson, baba i një djali, vendosi ta provonte këtë eksperiencë dhe thotë: “Dhimbja ishte aq e madhe sa nuk mund të quhej më e tillë. Ajo shkonte përtej çdo gjëje që kam kaluar. Nuk isha më vetvetja dhe nuk mund ta përballoja dot gjatë. Femrat e përballojnë më mirë këtë.”

“Kam asistuar në lindjen e gruas time dhe shikoja dhimbjen e lindjes derisa e provova edhe vet, femrat që lindin janë heroina”, shtoi ai.
 

Exit mobile version